Kida largohet nga labeli On Records
Karrierën muzikore e nisi me këtë grup.
Por, nga sot, këngëtarja Kida nuk do të jetë më pjesë e labelit ‘On Records’./Ballkani.info
Lajmin për këtë gjë e bëri të ditur menaxheri i grupit, Mehemet Elshani.
Përmes një fotografie të hedhur në Instagram, Elshani tha ndër tjera sa koncertet e rezervuara me Kidën do mbahen të gjitha.
Kujtojmë që Kida ka qenë anëtarja e parë e këtij labeli dhe është e vetmja që me On Rec u nda në mënyrë paqesore.
Se pse Kida u largua, menaxheri nuk tregoi.