Kida kujdeset edhe për gazetarët, ky është njoftimi i saj për të gjithë të interesuarit VIDEO

Këngëtarja hit dhe e jashtëzakonshme, Kida, për shkak të angazhimeve të shumta jashtë vendit, duke nisur nga koncertet në SHBA, Gjermani, Zvicër, si dhe përgatitjen e projekteve të reja, ka vendosur që mos t’i lë anash as gazetarët.

Ajo përmes një videoje është kujdesur të bëjë një njoftim për të gjithë gazetarët e interesuar që ta pyesin atë për çfarë të duan.

Në pamundësi me qenë pjesëmarrëse në të gjitha emisionet dhe në pamundësi për t’ju përgjigjur të gjithë gazetarëve, e kam vendos që ta bëjë një gjë të mirë për të gjithë ne. Kam vendosur të hyjë LIVE në Instagram edhe me bo krejt pyetjet kushdo që ka nevojë të dijë për mua, për projektet e mija. Dhe të gjithë gazetarët e kanë mundësinë më të mirë që të jenë LIVE me mu. Për 30 minuta do të jemi bashkë, ka thënë Kida në një video-njoftim.