Kida përveç muzikës ka një simpati të madhe edhe për vallëzimin.
Ish këngëtarja e grupit ‘On Records’ po shijon suksesin e bashkëpunimit ‘Deja Vu’ me Lyrical Son.
21 vjeçarja është ndër artistet më simpatike dhe gëzon respektin e artistëve të tjerë të estardës shqiptare.
Kida mundohet që të mbajë afër edhe fansat e saj kur herë pas here publikon imazhe dhe video të ndryshme në rrjetin social Instagram, në llogarinë e saj private.
Së fundmi ajo shihet duke filmuar veten para pasqyrës derisa tregon edhe talentin e saj në vallëzim.








