Kur përmendet emri i tij, fansat e muzikës e dinë që me të është një yll i madh i muzikës ose një yll në ardhje.

Bëhet fjalë për menaxherin e njohur gjithandej shqiptarisë, Enis Fetahu.

Fetahu së fundi e ka marrë në menaxhim këngëtaren e njohur kosovare, Kida.

Dhe për dëshmuar fuqinë e bashkimit të Enisit me Kidën, ka treguar edhe koncerti i mbajtur dje dhe mbrëmë në Tiranë.

Në performimin e Kidës në sheshin “Skenderbej” u mblodhën mijëra vetë, të cilët bashkë i kënduan këngët e kosovares së bashku.

Performancë të jashtëzakonshme si Kida mbrëmë në Tiranë patën edhe Tayna dhe Dhurata Dora. /Ballkani.info/