Kida duket krejtësisht ndryshe me ngjyrën e kuqe të flokëve

Kida mezi njihet.

Këngëtarja Orhidea Latifi-Kida, është një nga emrat shumë të dashur për publikun.

Ajo është e veçantë në projektet muzikore që sjell por edhe stili i jashtëm i saj është shumë i komentuar. Kida shpesh herë bërë eksperimente me stilin dhe njësoj ka vepruar edhe së fundmi.

Duke qenë se është shumë e guximshme, ajo si duket ka dashur ta di nëse i shkon apo jo ngjyra e kuqe në flokë.

Këngëtarja e ka vendosur një paruke me ngjyrë të kuqe dhe duket tërësisht ndryshe në imazhet që i ka postuar.

Vlen të theksohet se ajo duket edhe atraktive me veshjen dhe pozat që ka marrë.