Kida dhe Dafina Zeqiri paralajmërojnë projektin e ri

E kishin paralajmëruar prej kohësh, por duket se tashmë ka ardhur koha për ta publikuar. Kida dhe Dafina Zeqiri pritet të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre të parë. Dy artistet ishin parë në të njëjtën studio muzikore, gjë që shtoi dyshimet se po punojnë bashkë.

Por së fundmi, këngëtaret kanë nënkuptuar se hiti më i ri është gati. Ishte Dafina që publikoi një fotografi me disa skema, duke shkruar: “Kida, e kryva skenarin”. “Ata nuk e kanë idenë se çfarë i pret”, ka shkruar Kida pasi ka ripostuar foton.

Kida dhe Dafina do të vijnë me një bashkëpunim

Kujtojmë që projekti më i fundit i Dafinës titullohet “Dashni” që menjëherë u kthye në hit, ndërsa kënga e fundit e Kidës është ajo e tre muajve më parë titulluar “Mo jo”.