AM/PM

Kida dhe Butrint Imeri publikojnë bashkëpunimin e ri “AM/PM”

Dy artistët e njohur, Kida dhe Butrint Imeri kanë bashkuar edhe një herë forcat për të sjell një projekt të ri muzikor.

Dyshja e njohur dhe shumë e suksesshëm këtë herë kanë lansuar këngën që mban titullin “AM/PM” dhe u publikua në mesnatën e së shtunës (2 korrik).

Përveç që ata dukeshin në formë të mrekullueshme dhe me shumë stil, kënga është ritmike dhe e përshtatshme për sezonin veror.

Foto: Kida/Instagram

Theksojmë që producent i këngës “AM/PM” është Çelik Lipa dhe SBS Entertainment.

Padyshim projekti do të mirëpritet nga fansat e shumtë të tyre dhe do të kthehet në hit të kësaj vere.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Rikujtojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i dytë, pasi vitin e kaluar Kida dhe Butrinti bashkë me reperin Ledri Vula lansuan këngën “Dale” që ishte një nga hitet më të mëdha të verës 2021.

Ndërsa, aktualisht Kida po shijon suksesin e duetit të fundit me Dafina Zeqirin “Luje belin”, në anën tjetër Butrinti me këngën “Pare” në bashkëpunim me Taynan dhe Mozzik.