Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka kritikuar pushtetin pse ka vendosur të shkojë Kuvendi në renovim në kohën kur ka punë.

Kica Xhelili, ka publikuar një video nga salla ku po mbahet seanca.

Kjo është gjendja e “seancës plenare” sot. Pushteti ka vendosur që Kuvendi të shkoj në Renovim tani megjithëse muaji GUSHT është pushim vjetor i Kuvendit. Kështu mbahen seancat, e kështu po votohen sot ligje që cenojnë demokracinë”, shkroi Kica Xhelili.

Aktualisht, në seancë janë 78 deputetë të pranishëm, ndonëse salla është mjaft e ngushtë.

https://www.facebook.com/reel/320282761148418