Lidhja

Kiara Tito tregon për herë të parë për lidhjen me Butrintin

Prezantuesja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri janë përfolur prej disa kohësh se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.
E për këtë është pyetur vetë ajo mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, nëse ishte gati të pranonte lidhjen me Butrintin.

Mirëpo Kiara zgjodhi të pinte shotsat duke i lënë edhe njëherë fansat në dyshime, mirëpo ishte pak a shumë një konfirmim i gjithë thashethemeve.

Për më tepër prezantuesja e emisionit e ngacmoi disa herë gjatë mbrëmjes duke i thënë se ishte dobësuar dhe mund ta kishte nga ndonjë udhëtim andej nga Saranda dhe Butrinti, duke i hedhur kështu fjalë për këngëtarin.

Prej disa muajsh tashmë fansat dhe portalet kanë zbuluar shpesh vende apo shenja të cilat i lidhin me njëri-tjetrin, por asnjëherë ata vetë nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.

Fansat janë ndarë në dy kahe. Ata që e pëlqejnë shumë këtë lidhje dhe ata që nuk e duan aspak Kiarën në krah të idhullit të tyre, Butrintit.