Kiara Tito reagon për rastin tragjik që ndodhi në Top Channel, dërgon edhe një mesazh tjetër për Luizin

Moderatorja e njohur, Kiara Tito ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania.

Në përballej me aktoren Olta Gixhari, Kiara doli më pak e votuar nga publiku dhe u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme të shtunën që lamë pas.

Por, pas kësaj Kiara ka nisur postimit në llogarinë e saj të Instagramit duke treguar mbështetjen për partnerin e saj, Luiz Ejlli që po vazhdon rrugëtimin në BBVA.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ndërkohë, së fundmi ajo ka reaguar edhe për rastin e kobshëm që ndodhi pranë televizionit Top Channel ku roja i sigurisë mbeti i vrarë.

Në një postimi në InstaStory, Kiara tha se ajo që a ndodhur është e frikshme dhe njëkohësisht një shuplakë për të gjithë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Tutje, ish-banorja tha se ndonëse nuk është e pranishme fizikisht, ajo do ta mbështesë me zemër Luizin.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata kur lexova lajmet dje. Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë. Ngushëllime për familjen e të ndjerit e cila ka nevojë për të gjithë në këto orë të vështira. Sonte as unë e as ish-banorët të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht, unë do të jem duke e mbështetur me zemër Luizin, me Luizin”, ka shkruar Kiara.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ndryshe, spektakli i sotëm i BBVA u hap duke i njoftuar banorët për rastin tragjik, për t’u mbyllur më pas pa vazhduar rrjedhën e zakonshme të tij.

Moderatorja Arbana Osmanin njoftoi se spektaklit pritet të rikthehet normalisht të shtunën e ardhshme. /Telegrafi/