Kiamet/ Kjo është gjendja në Prishtinë pas shiut të rrëmbyeshëm

Reshjet e mëdha të shiut e kanë vërshuar edhe kryeqytetin.

Në pamjet që ka siguruar Ballkani.info, shihet se qarkullimi në qendrën e qytetit, por edhe në dalje të Prishtinës është vështirësuar si pasojë e sasisë së madhe të ujit të mbledhur.

Përpos Prishtinës, reshje ka edhe në disa komuna tjera të Kosovës, teksa sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbaj mot kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.

Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër.