Kia paralajmëron modelin e ri elektrik që do të lansohet në mars

Kia ka paralajmëruar konceptin e ri krejtësisht elektrik që do të shpaloset më 5 mars në “Geneva Motor Show”.

Automobili, i dizajnuar nga qendra evropiane e Kia-s, për shkruhet si “dëshira e kompanisë për të ecur përpara drejt elektrifikimit”.

Në paralajmërim, zëvendëspresidenti për Dizajn në Kia Motors Europe, Gregory Guillaume, ka thënë se modeli ka për qëllim të bëjë të rrahë më shpejt zemra e adhuruesve të Kias.