Khloe Kardashian duket se e ka gjetur person e duhur për të fertilizuar vezët e saj të ngrira…ish-të dashurin Tristian Thompson!
Khloe e bëri me dije kërkesën për të pasur Tristian si dhurues sperme në serinë e fundit të “KUWTK”.
“Doktori arriti të nxirrte 14 nga 16 vezët e mia dhe të ngrinte më të mirat. Përzierja e vezëve me spermën për të krijuar embrionë do të më jepte një pamje më të qartë të shëndetit të fetusit të ardhshëm. Mund të dallohet nëse ndonjëra nga vezët është e keqe, por nuk mund të dallosh anormalitë nëse nuk i përzien me një spermë më parë,” shprehet ylli i reality show, teksa argumenton vendimin e saj se pse sperma e ish-të dashurit është më e sigurt.







