Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson bëhen prindër të një djali

Rreth një muaj pasi Khloe Kardashian konfirmoi se ajo dhe ish i dashuri i saj Tristan Thompson ishin në pritje të fëmijës së dytë me anë të një gruaje surrogante, dyshja kanë mirëpritur djalin e tyre, thotë përfaqësuesi i saj për E! News.

Ardhja e djalit të tyre vjen katër vjet pas lindjes së vajzës së tyre True. Muajin e kaluar, përfaqësuesi i Khloe konfirmoi se vëllai ose motra e True “u ngjiz në nëntor”, duke shtuar se Khloe është tepër mirënjohëse ndaj zëvendësueses të jashtëzakonshme për një bekim kaq të bukur”. Megjithatë, vlen të theksohet se lajmet e tyre për fëmijën nuk do të thotë se çifti është përsëri së bashku – tha një burim i afërt me Kardashians.

Ylli tregon se Khloe dhe Tristan “nuk kanë folur jashtë çështjeve të bashkëprindërimit”.