Kharkiv po bombardohet me raketahedhëse në breshëri, 11 të vrarë

Forcat ruse kanë bombarduar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me sisteme të shumta raketahedhëse “Grad”, duke goditur ndërtesat e banimit me civilë.

Njëmbëdhjetë persona janë vrarë nga këto sulme, sipas shefit të qeverisë rajonale në Kharkiv, Oleh Synehubov, shkruajnë mediat ukrainase.

Më herët, këshilli i qytetit të Kharkivit tha se një grua vdiq, ndërsa 15 ushtarë dhe 16 civilë u shtruan në spital për shkak të të shtënave.

Synehubov i quajti sulmet një “krim lufte”.

Video të shumta u shfaqën në mediat sociale, duke treguar valë shpërthimesh midis një zone të ndërtesave të banimit, si dhe një mori fotosh që tregojnë ndërtesa të shkatërruara.

Një foto tregonte një raketë të rënë në mes të një apartamenti të shkatërruar.

Kharkiv ka qenë vendi i luftimeve të ashpra midis forcave ukrainase dhe ushtrisë pushtuese ruse.

Në mëngjesin e 27 shkurtit, forcat ruse hynë në qendër të qytetit dhe u përfshin në betejën urbane me mbrojtësit ukrainas. Ushtria ukrainase raportoi se vrau dhe kapi shumë ushtarë të rregullt e diversantë rusë dhe shkatërroi automjete ruse.

Më vonë gjatë ditës, Synehubov tha se forcat ruse kishin arritur t’i largojnë nga qyteti.

Kharkiv ndodhet vetëm 40 kilometra në jug të kufirit rus.

https://t.me/first_political/13830?single