Khan: Përhapja e virusit në Londër jashtë kontrollit

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan deklaroi sot gjendjen e fatkeqësisë, pasi përhapja e COVID-19 në kryeqytetin britanik tashmë është jashtë kontrollit.

“Ne po deklarojmë një fatkeqësi, sepse kërcënimi që ky virus paraqet në qytetin tonë ka arritur një pikë krize”, tha Khan.

“Nëse nuk ndërmarrim masa të menjëhershme, njësitë tona të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit mund të mbingarkohen dhe më shumë njerëz do të vdesin”, shtoi ai në një deklaratë.

BM ka regjistruar një numër shumë të lartë infektimesh në ditët e fundit, veçanërisht Londra.

Spitalet tashmë janë kryesisht të mbushura.

E ashtuquajtura incidencë shtatëditore e infektimeve të reja për 100 000 banorë në kryeqytetin britanik tani është në më shumë se 1 000.