KFOR-I

KFOR-i polak dhuron 50 mijë maska për mjekësinë kosovare

Sot, kontigjenti ushtarak polak që operon me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR) ka shpërndarë pajisje sanitare dhe mbrojtëse personale në Institucionet Shëndetësore në Kosovë, si pjesë e përgjigjes së Aleatëve të NATO-s ndaj pandemisë COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ky dorëzim përfaqësonte një donacion nga zyra e Presidentit të Republikës së Polonisë dhe përfshiu 50,000 maska për fytyrën dhe 1000 litra lëng dezinfektues që u transportuan në 18 maj, me një aeroplan transporti C-295M të Casa të Forcave Ajrore Polake.

Ushtarët e Brigadës së 25-të të Kalorësisë Ajrore të Ushtrisë Polake, pjesë e Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje, më pas u lidhën me Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës dhe Qendrën Mjekësore në Shtërpcë për të zbatuar shpërndarjen.

Të dy përfituesit po luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e kujdesit shëndetësor. E para është një strukturë kryesore mjekësore në Kosovë, kjo e fundit po ofron ndihmë për afro 14,000 qytetarë nga të dy komunitetet serbe dhe ato shqiptare dhe ka pasur një bashkëpunim afatgjatë me Ekipin Polonas të Ndërlidhjes dhe Monitorimit me qendër atje.

KFOR ka siguruar mbështetje logjistike për shkarkimin dhe shpërndarjen vijuese të furnizimeve të dhuruara.