KFOR-i nuk do të lejoj hapa të njëanshëm të cilët në Kosovë do të çonin deri te esklaimi i dhunës, ka deklaruar komandanti i misionit ushtarak në Kosovë, Salvatore Cuoci.

Ai është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Cuoci ka shtuar se të gjitha qendrimet e kundërta duhet të zgjidhen në tavolinë, transmeton Ballkani.info.

Sipas Rakiqit, KFOR-i do të mbetet e vetmja ushtri e pranuar në Kosovë e cila kujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Siç është njoftuar nga kabineti i kryetarin, Rakiq dhe Cuoci kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e drejtpërdrejt dhe shkëmbimin e informacioneve për ruajtjen e paqes. /Ballkani.info/