KFOR-i mirëpret vendimin për heqjen e barrikadave

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

KFOR-i kë thënë se heqja e tyre duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.

KFOR-i më tej ka theksuar gatishmërinë për të ndërhyrë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e tyre bazuar në Rezolutën 1244.