KFOR-i mban stërvitje në pjesë të ndryshme, thotë se situata në Kosovë është nën kontroll

KFOR-i do të vazhdojë stërvitjet në disa pjesë të ndryshme të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, është njoftuar se kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave.

Sipas tyre, situata mbetet nën kontroll dhe pa asnjë kërcënim të mundshëm.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.