Pas Policisë së Kosovës edhe Misioni i KFOR-it ka demantuar raportimet se forcat serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës këtë të shtunë.

KFOR-i ka njoftuar se në zonën kufitare ka kryer patrullim në bashkëpunim me autoritetet serbe.

“Sot, rreth orës 14:45, një njësi letoneze që i përkiste KFOR-it po përgatitej të fillonte një patrullë të planifikuar në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Serbe, përgjatë të dyja anëve të vijës kufitare administrative. Në kohën kur u bë fotografia në fjalë, personeli letonez po koordinohej me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare administrative”.

“Është e rëndësishme të theksohet se ekipi letonez ishte pozicionuar më tej pas udhëheqësit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE: