KFOR-i inspekton materialet kimike në Gjakovë

Specialistët e KFOR-it kanë inspektuar materialet kimike në Komunën e Gjakovës.

Zyra për media e KFOR-it, përmes një komunikate, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme specialistët e KFOR-it në Gjakovë kanë verifikuar kushtet e rrezikshme të materialit kimik që do të zhvendoset në një depo të re më të sigurt, larg zonës së banimit.

Sipas KFOR-it, kjo veprimtari është bërë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Kjo lloj veprimtarie kryhet rregullisht nga institucionet në Kosovë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e ruajtjes së materialit toksik dhe t’u ofrojë të gjithë qytetarëve një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt. Përmirësime të ngjashme të objekteve të ruajtjes së këtyre materialeve janë kryer kohët e fundit në vende të tjera si Pejë dhe Janjevë”, thuhet në njoftim.