KFOR-i ia del, dy vetura kalojnë këtë thellësi të madhe në fshatin Sojevë

Situata e shkaktuar nga përmbytjet e shumta në Kosovë ka aktivizuar edhe trupat e KFOR-it.

Veturat e fuqishme të tyre kanë bërë që të kalojnë një pengesë aspak të lehtë në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Në fshatin Sojevë dy vetura të KFOR-it turk shihen duke kaluar në thellësi të ujit afër kampit Bondsteel.