Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë dhe media të Beogradit ngritën alarmin për gjoja nisjen e forcave dhe mjeteve të blinduara nga Kosova në drejtim të veriut, KFOR- i ka mohuar këto pohime.

KFOR-i ka konfirmuar se policia ndodhet në terren, por ka demantuar të ketë formacione të tjera.

Sipas Vuçiqit, KFOR-i ka ndalur forcat e Kosovës për në veri, duke përfshirë këtu edhe trupat e FSK-së.

“Tash për tash nuk ka arsye për shqetësim. Është e vërtetë se ka një numër i caktuar njësish të policisë në Mitrovicën e jugut, por në këtë moment nuk ka arsye për shqetësim, meqë KFOR-i është në kontakt me Policinë e Kosovës. Nuk është e vërtetë se janë vënë në lëvizje trupat e Kosovës. KFOR-i po e përcjell situatën”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso për Kossev, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, KFOR-i nuk ka pasur asgjë për të ndaluar. Pra del që Vuçiqi vetëm po kërkon të nxis tensione, pa pasur asgjë të vërtetë. /Ballkani.info/