Gazeta serbe

KFOR-i dhe shqiptarët po ushtrojnë se si t’i godasin tanket serbe nëse hyjnë në Kosovë (FOTO)

Mediat serbe vazhdojnë t’i përshtatën politikës së Aleksandar Vuçiqit kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ashtu siç dirigjon ai dhe njerëzit e tij, mediat ia përcjellin “idetë” në publik, duke krijuar sa më shumë huti dhe urrejtje për Kosovën.

Në numrin e së enjtës, gazeta serbe “Vecernje Novosti” del me titullin kryesor në ballinë “Plani i KFOR-it dhe shqiptarëve. Po bëjnë ushtrime për t’i goditur tanket serbe”, shkruan Ballkani.info.

“Përgatitjet janë duke u bërë në rast se në Kosovë hyjnë forcat serbe. Aksionin po e drejtojnë amerikanët nga baza ‘Bondsteel’”, thuhet në nëntitujt e gazetës.

Më poshtë në ballinë është deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott i cili thotë se “Beogradi dhe Prishtina duhet vetë të arrijnë marrëveshje”. /Ballkani.info/