KFOR-i anglez ndihmon FSK-në me disa pajisje

KFOR-i anglez ka dhuruar sot disa pajisje për kursin e Instruktorëve të Trajnimit Fizik të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj.

Ata thonë se kanë punuar ngushtë me homologët e tyre kosovarë për të zhvilluar një program profesional PTI për 7 vitet e fundit.

Studentët e fundit janë në gjysmë të trajnimit, duke diplomuar muajin e ardhshëm.

Disa nga pjesëtarët e FSK-së në këtë foto kanë kryer edhe trajnime në Mbretërinë e Bashkuar dhe pasi janë kthyer kanë marrë përgjegjësinë e instruktorit në FSK.