KFF Mitrovica shkruan historinë, kualifikohet në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës

Klubi i Futbollit i Femrave Mitrovica ka arritur sukses historik duke u kualifikuar në Chmpions League në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit të dytë parakualifikues, KFF Mitrovica e ka mposhtur ekipin malazez Breznica me rezultat 1-0, shkruan Ballkani.info.

Të vetmin gol në ndeshje e ka shënuar Biqkaj në minutën e 89-të nga penalltia.

Mitrovica me këtë fitore e ka përmbyllur ciklin parakualifikues në vendin e parë me tri fitore në po aq ndeshje.

Edhe KFF Vllaznia e Shkodrës ka kaluar tutje, duke u renditur në vendin e parë në grupin e vet. /Ballkani.info/

loading…