KF Besa bëhet me sponsor

Klubi i futbollit Besa është bërë me sponsor kryesor, edhe pse pejanët garojnë në Ligën e Parë të Kosovës

Klubi pejan kishte pasur shumë vështirësi kohëve të fundit në anën financiare por miratimi i Ligjit për Sponsorizime ka bërë që Besa tani ta këtë pas saj njërin prej afaristëve më të suksesshëm në Pejë.

Biznesmeni dhe deputeti Ramiz Kelmendi, ka lajmëruar me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook se ka vendosur ta sponzorizojë për edicionin e ri klubin pejan.

“Kam kënaqësinë të konfirmoi se Kompania ‘Elkos Group- ETC’, ka rënë në ujdi për Sponsorizim të KF ‘Besa’! Sot është nënshkruar marrëveshja, referuar ligjit për Sponsorizime! Suksese Futbollit kosovar, suksese KF ‘Besa’, suksese tifozërisë pejane dhe kosovare”, ka shkruar themeluesi i ETC, i cili është edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

https://www.facebook.com/282234835234741/posts/1451249848333228/