Këtu punonte 20 vjeçarja e infektuar me Koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia treguan se në Kosovë janë dy raste me coronavirus.

Ministria Vita tregoi se rezultatet e fundit kanë treguar se dy raste kanë rezultuar pozitiv në Kosovë.

MInistri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për media ka raportuar se tashmë janë regjistruar dy raste me koronavirus në Kosovë.

“15 raste të dyshuara e dy prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre është stabile. Njëri prej tyre është shtetase italiane, 20 vjeçare dhe tjetri rast, një 77 vjeçare kosovare”, tha Vitia.

Raportohet se 20 vjeçarja  me shtetësi italiane ka arritur në Kosovë para pesë ditësh dhe punonte në një kamp Caritas. Ndërsa 77 vjeçarja raportohet se është me shtetësi kosovare nga Klina.