Shalqiri

Këto ushqime reduktojnë dhimbjet menstruale

Dhimbja menstruale mund t’i bëjë shumicën e grave të tremben nga ajo kohë e muajit.

Por duke përfshirë ushqime të caktuara ju mund të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme dhimbjet e ciklit.

Shalqiri ju ndihmon të hidratoheni dhe të ulni inflamacionin, gjithashtu mund të zvogëloni lodhjen dhe sheqernat natyrore që përmbajnë lehtësojnë gjakderdhjen.

Kosi është i pasur me kalcium dhe është i mirë për kockat. Po ashtu, balancon nivelet e kalciumit gjatë kësaj periudhe.

Çaji i kamomilës heq spazma të muskujve dhe zvogëlon ashpërsinë e dhimbjeve menstruale. Gjithashtu ndihmon në uljen e nervozitetit të shkaktuara nga ndryshimet hormonale.

Salmoni përmban acide yndyrore omega 3, e cila relakson muskujt dhe lehtëson dhimbjet. Gjithashtu përmban yndyrna anti inflamatore.

Çokollata e zezë është një burim i mirë i magnezit dhe mund t’ju ndihmojë të merreni me ndryshimet e humorit dhe t’ju bëjnë të lumtur duke rregulluar nivelet e serotoninës.

Portokallët janë burime të mira të kaliumit, ashtu si bananet. Mungesa e kaliumit shkakton ngushtim, kështu që portokalli është zgjedhja e mirë për të rimbushur zbrazëtirën.

Kikirikët apo arrat janë gjithashtu të mira për këtë periudhë, arrat janë një burim i mirë i magnezit dhe i vitaminave. Arrat janë gjithashtu një burim i mirë i acideve yndyrore Omega 3.