Këto shtete të Evropës janë më të prekurat nga koronavirusi

Deri më tani në botë janë regjistruar 801,117 të infektuar, ndërsa 38,771 persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë.

Ajo po përhapet shpejt në të gjithë botën, por Evropa mbetet ndër zonat më të prekura.

Sipas një numërimi nga Universiteti Johns Hopkins, 11.591 njerëz në Itali kanë vdekur nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 418 pacientë të cilët ishin infektuar me koronavirus duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3024.  Me këto shifra Franca bëhet shteti i katërt që kalon pragun 3000 të vdekjeve pas Italisë, Spanjës dhe Kinës

Zvicra ka shënuar 14 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 ku gjithsej janë regjistruar 373 të vdekur. Ndërkohë numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 16,176 persona.

Belgjika ka shënuar 705 viktima në total ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 169 të vdekur.

Në Bosnjë autoritetet deklarojnë se ditën e fundit kanë ndërruar jetë 25 persona nga COVID-19, me një numër total 35 persona. Ndërkohë që numri i të infektuarve ka shkuar në 411.

Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se numri i të infektuarve do të tejkalojë 1 milion në mes të kësaj jave.