Këto rrugë do të bllokohen nesër në Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, përmes një njoftimi bën të ditur se nesër, në Prishtinë nga ora tetë e mëngjesit do të bllokojë për qarkullim të automjeteve disa rrugë që çojnë në drejtim të stadiumit “Fadil Vokrri”, të cilat do të pengonin lëvizjen e futbolldashësve, të cilët do të ndjekin përballjen e Përfaqësueses së Kosovës me atë të Çekisë.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:

Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia nesër ( me datën 07.09.2019) prej orës 08:00 deri në përfundim të planit operativ për ndeshjen, do të ndërpresë qarkullimin dhe ndalojë parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

• Enver Zymberi dhe

• Rinia.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

loading…