Këto lagje të Prishtinës sot do mbeten pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjes Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së sotme prej orës 9 deri në orën 16 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim.