ujë

Këto lagje të Prishtinës nesër 7 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e zonave/lagjja Veternik, lagjja Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së nesërme prej orës 9 deri në orën 16 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të  ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim.