Prishtinë

Këto komisione mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ndryshme

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, duke filluar nga ora 09:00 shqyrton sot Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.

Më pas, nga ora 10:00 pason Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë -opinion rreth propozim-buxhetit të detajuar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për 2024.

E Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nga ora 11:00 shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022.

I fundit, nga ora 13:00, mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.