Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar Ligjin e Pagave, në të cilin përfshihet edhe Radio Televizioni i Kosovës.

Prej sot Televizioni Publik do të ketë statusin e televizionit shtetëror.

Pagat në këtë institucion do të rregullohen me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik.

Ishte vetëm deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e kundërshtoi këtë fakt. Ai propozoi një amandament kundër futjes së RTK-së në këtë ligj, por nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët.

Amandamenti i Krasniqit mori 31 vota pro, 15 kundër dhe katër të tjerë abstenuan.