Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, KEDS ka paralajmëruar se nesër në disa komuna do të ketë ndërprerje të energjisë.

Orari sipas rajoneve të vendit:

Trajtimi më i mirë i prostatës-100% kënaqësi e garantuar!

Gjilan

1.

Nga NS 35/10kV Artana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Bunjakët (Kodi: 60024002) prej orës 10:00 deri  15:00.

Vendet: Bunjakët; Minierat; Kllokoq, Flotacioni; Nisnakovë, Vakovc dhe Gërbesh.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave të thyera me ato të rejat, ndërrimi i përçueseve, ndërrimi i izolatorëve, riparimi i shtyllës aty ku mundet të riparohet dhe ndërrimi i konzollave sipas nevojës.

2.

Nga NS 35/10(kV Lladovëdo të ndërprehet:

Dalja 10 kV Parteshi (kodi 61066004) prej orës 10:00  deri ne ora 14:00

Vendet: Parteshi, Budrika e Poshtme, Budrikë e Eperme, Nesale, Cerrnica, Gumnishta dhe Vrapqiqi.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm dhe pastrimi i trasesë.

Gjakovë

1.

Nga NS 35/10kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV Beci (Kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri në  15:00

Vendet: Bec, Janosh, Lugbunar, Rr.Mark Malota, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të dëmtuara në Sopot.

Prishtinë

1.

Nga NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Keqekolle-Hajkobillë (Kodi: 14016004)  nga ora 10:00-15:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc,  dhe Mutivodë.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave të thyera me ato të rejat, ndërrimi i përçueseve, ndërrimi i izolatorëve, riparimi i shtyllës aty ku mundet të riparohet dhe ndërrimi i konzollave sipas nevojës.

Pejë

1.

Nga  NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumbardhi  (kodi: 53000005) nga ora 09:00 deri në orën 16:00

Vendet: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishë, Gramaqel dhe Maznik.

Arsyeja: Pastrim traseje nga vegjetacioni.

2.

Nga  NS 110/10kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shtëpia e Kulturës  (kodi: 51000018) nga ora  11:00 deri 16:00

Vendet: Shtëpia e Kulturës, te Stadioni dhe rr.TMK.

Arsyeja: Ndërrim i kthinave të tensionit të mesëm për realizimin e lidhjes unazore.

Prizren

1.

Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10kV Krusha   (Kodi: 30034011 )  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, bizneset: Seperacioni “10Maji”, Seperacioni “Agimi”, Separacioni “Isa Rexhepi”, Seperacioni “Arbëria”, Seperacioni “Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”.

Arsyeja: Përforcim apo ndërrimi shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm dhe përforcimi i përçuesve.

2.

NS 110/10 kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV Zhupa (Pllanjane) (Kodi: 31000026)  prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Manasteric, Llokvicëe, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjanë, Lubinje e Epërme, Lubinjë e Ulët, Gornja-  sellë, Mushnikovë, TS Prevalla, HOTEL Sharri, TS Sat styro,TS Shpia e bardhe, Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.

Arsyeja: Pastrim traseje nga vegjetacioni.

Punime në projekte investive

Prishtinë

1.

Nga NS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:

NS 10/04 kV Komoran Kryqi i Madh (kodi: 16100005097) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet:  Kryqi i Madh Komoran.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.

2.

NS 110/10 kV Prishtina 6 do  të ndërprehet:

NS 10/0.4kV  Faik Konica 2  (kodi: 19100001070) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet:  Një pjesë e rrugës Sejdi Kryeziu.

Arsyeja: Realizimi i kyçjeve shtëpiake