Këto janë tri vendimet që i morri sot qeveria, Haradinaj jep detaje

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë tri vendime siç i ka quajtur ai të veçanta.

E para, ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

Haradinaj përmës një shkrimi në Facebook ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Gjithashtu po në këtë mbledhje, është miratuar edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.