Këto janë tri figurat më negative të kombit shqiptar, sipas Fatmir Limajt

Sipas Fatmir Limajt, kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, tri figurat më negative të kombit shqiptar i takojnë shekujve 19-të dhe 20-të.

Në një intervistë për emisionin Pressing të T7, Limaj renditi udhëheqësin e Vilajetit të Janinës, Ali Pashë Tepelenën, ish-deputetin shqiptar në Parlamentin e Perandorisë Otomane, Esat Pashë Toptanin dhe liderin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhën, në mesin e tri figurave më negative të kombit shqiptar.

“Ali Pashë Tepelena, Esat Pashë Toptani dhe regjimi i Enver Hoxhës – jo lufta nacional çlirimtare por regjimi komunist”, deklaroi Limaj.

Limaj u shpreh se Ali Pashë Tepelenën e konsideron “figurë negative”, shkaku i qasjes së tij ndaj kombit shqiptar.

“Ai krijoi pashallëk për veten e tij, jo për kombin”, u shpreh lideri i Nismës Socialdemokrate.

loading…