Rita Ora ka paralajmëruar këtë të premte se do të sjell këngën e saj më të re Ritual.

Rita Ora është duke vazhduar me suksesin e saj me turneun e saj “Phoenix”, por këtë të premte ajo ka paralajmëruar edhe një këngë të re.

Kënga “Ritual” është një bashkëpunim i Ritës me DJ Tiesto dhe Jonas Blue dhe parashikohet që të jetë një hit për këtë vit.

“Shumë e egër, shumë e lirë…Ritual me Tiesto, Jonas Blue të premten!”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/ByDk5otlTIJ/?utm_source=ig_embed

Rita përndryshe ka shkëlqyer mbrëmë edhe me koncertin e saj në Leeds të Anglisë ku është pritur nga mijëra fansa të saj britanik.