Këto janë problemet që sjellin aplikacionet për gjumë

Aplikacionet të cilat njerëzit i përdorin për gjumë në telefona po i bëjnë njerëzit aq të shqetësuar dhe të obsesionuar për gjumë, në të vërtet po shaktojnë pagjumësi (insomnia), kështu të paktën thonë neurologët.

Dr.Guy Leschinzer një specialist i çrregullimeve të gjumit, tha se preokupimi për të fjetur mjaftushëm është duke u rritur, raporton “The Guaridian”, transmenton lajmi.net

“Ne kemi parë shumë njerëz të cilët kanë zhvilluar pagjumësi, apo siç njihet me termin mjekësorë insomnia, si rezultat të këtyre aplikacioneve, ose duke lexuar artikujt të posaqëm për gjumë”, tha Leschinzer

Një përqindje e lartë e pacientëve të cilët kërkojnë trajtim për pagjumësi, del se ata duhet t’i fshijnë aplikacionet të cilat i kanë ata në telefona – kryesisht ato për gjumë.

Disa prej aplikacioneve, shtoi ai, nuk janë të licensuara dhe të vërtetuara nga klinikat apo edhe mjekët, dhe ato nuk çojnë deri tek gjumi kualitativ.