Në dy muajt e fundit janë lansuar shumë këngë.

Disa prej këtyre këngëve janë publikuar në kuadër të festivalit “Kënga Magjike” e disa janë lansuar me klipe, shkruan Ballkani.info.

Prej këtyre të fundit, janë pesë të cilat po pëlqehen për momentin.

E para që ka më së shumti klikime është “Bakllava” e Butrint Imerit dhe Gjikos. Kënga e publikuar para ca ditësh ka marrë vëmendjen e publikut dhe ka kaluar shifrën e 2.5 milionë klikimeve në Youtube.

E dyta është “Qikat e mia” e Dhurata Dorës. Duke ardhur me një stil krejt ndryshe, Dhurata u këndoi shoqeve të saj, prandaj, shumë prej publikut e gjeti veten në këngë, prandaj, numëron mbi 2.3 milionë shikime.

“M’ke mungu” quhet projekti i Skerdit dhe Nora Istrefit që ka arritur të bëhet nga më të pëlqyerat të momentit. Ky bashkim forcash mes këngëtarëve ka sjell vërtetë një sukses tjetër për ta.

Në vendin e katër radhitet kënga e Mozzik “Nana”. Reperi nga Ferizaj i ka kënduar personit më të shtrenjtë për të, e në këngën e tij e gjen veten çdo person. Por, edhe refreni që është i njohur pasi u këndua edhe në një këngë tjetër të tij, ka bërë që ky projekt të pëlqehet e për një ditë të kalojë mbi një million klikime.

E fundit është kënga “Mori” e Florit, Getit dhe Brunos që u finalizua me një klip të bukur e që po dëgjohet kudo!/Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=P64mbTRr6OI