Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot

Ngjarjet e datës 10 tetor

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mban konferencën shkencore “Romani shqiptar, fillimi i shekullit XXI” (Salla e Akademisë, ora 09:30)

Komuna e Gjilanit prezanton projektin “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Eknomik Lindor” (Biblioteka e Qytetit të Gjilanit, ora 09:45)

Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Ministrinë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural menaxhuar nga GLV “Gjeravica” në Deçan organizon panairi një ditor të Bletës dhe Gështenjës (Ndërtesa e re e Eko-Tregut në Deçan, ora 10:00)

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha së bashku me Ramush Haradinaj, Kryeministër,. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, do të bëjnë promovimin e fazës së re të Fushatës për Liberalizimin e vizave (Swiss Diamond, ora 10:00)

Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës mban simpozium për të shënuan Ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor (Biblioteka e Qytetit, Gjakovë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Komuna e Pejës organizon tryezën në të cilën do të prezantohen rezultatet e anketës me nxënësit e shkollave fillore dhe diskutohet mbi sportin dhe nevojën për më shumë sport (Drejtoria komunale e Pejës, ora 10:00)

Mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:30)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon tryezën në vazhdën e ciklit të Forumit 2015 me titull “Negociatat Kosovë-Serbi: Një qasje racionale?”. (Hotelin Swiss Diamond, Salla Dyar, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media (Zyrat qendrore të Vetëvendosjes, ora 11:00)

Komuniteti LGBTI organizon Paradën e Krenarisë (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30)

Mblidhet komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ((Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Shënohet dhjetë vjetori i PEN – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 14:00)

Fakulteti i arteve organizon mbledhje komemorative në kujtim të dirigjentit të parë të Kosovës, Bahri Çela (Amfiteatri i Ri i bibliotekës universitare, ora 15:00)

Varroset dirigjenti i parë i Kosovës Bahri Çela (Varrezat e qytetit, ora 17:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj merr pjesë në takimin me strukturat drejtuese të Nismës për rajonin e Dukagjinit (Gjakovë, ora 17:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme (Hotel Emerald, ora 17:00)

Kryetari i Partisë Social Demokrate Shpend Ahmeti do te mbajë prezantim mbi orientimin politik dhe shtrirjen organizative te PSD-së (American School of Kosova, ora 18:00)

Kosovo 2.0 vazhdon programin Volume UP me Drejtoren për Shërbime Ligjore Redaktoriale të The Guardian, Gill Phillips (Klubi M, rr. Nazim Gafurri, 27, ora 18:00)