Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Kuvendi komunal i Ferizajt mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Ora 10:00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant “Amazona”, ora 10:00)

Mbahet debati publik “Narkomania dhe alkoolizmi në Kosovë – si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë me temë “Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia”. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

Komuna e Gjilanit prezanton projektin “Të rinjtë në agrobiznes – Regjioni ekonomik lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Në kuadër të shënimit të Javës Globale të Ndërmarrësisë 2018 në Kosovë, mbahet paneli i diskutimit “Sfidat dhe sukseset e grave ndërmarrëse në Kosovë”. (Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore mban panelin e diskutimit “Sindikatat dhe Barazia Gjinore në Kosovë”. (“Tartine Deli”, Prishtinë, ora 16:00)