Këto janë Ministritë më “punëtore” dhe më “dembele” të qeverisë Kurti

Nga 764 aktivitete të parapara për periudhën kohore mars-dhjetor 2021, Qeveria ka realizuar 428 aktivitete, duke lënë pa realizuar 336 të tjera.

Sipas monitorimit që ka bërë në këtë periudhë Lëvizja FOL nga 15 Ministri, 9 prej tyre kanë arritur të realizojnë mbi 50 % të planit të punës, ndërsa më e suksesshjmja del të jetë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Kjo ministri e cila udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, sipas FOL ka relaizuar 100 % të planit të punës nga vitit 2021, ndërsa ministria e dytë është ajo e Zhvillimit Rajonal, e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka e që ka arritur të realizoi mbi 94% të planit të punës.

Ministria më dembele është ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Liburn Aliut, e cila nuk ka arritur të realizoi aktitivetet më shumë se 28.9%, e pas saj radhitet ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me vetë 32% të planit të realizuar.

Më poshtë mund të gjeni statistikat për secilën ministri.