Këto janë masat që do të hynë në fuqi nga e hëna

Sot është mbajtur takimi virtual mes kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kryetarëve të komunave të vendit ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar nga virusi Covid-19.

Burime të Portali.info, brenda takimit të kryeministrit me kryetarët e komunave, kanë shpjeguar se nga e hëna do të ketë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Këto janë masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna sipas këtyre burimeve:

– Pezullohen aktivitetet religjioze, kulturore dhe në masë të madhe sportive

– Ndalohet çdo mbledhje private ose publike me mbi 50 persona

– Gastronomia lejohet të operojë në ambiente të hapura me jo më shumë se 50 persona

– Mbyllen çerdhet

– Mbyllen tregjet

– Institucionet do të punojnë me staf esencial

– Fshatrat dhe qytetet me më së shumti të infektuar futen në karantinë

Të gjitha masat që do të merren, do të provojnë të prekin sa më pak ekonominë.