Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me COVID19, sot kanë filluar kthimin e disa prej masave!
“Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19”, ka bërë të ditur Hoti.
Masat e reja:
🔴 Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
🔴 Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
🔴 Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
🔴 Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!
Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!
#mbajedistancen #maska #higjiena







