Këto janë masat e qeverisë për çerdhet

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar 28 masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Përveç të tjerash, qeveria Hoti ka marrë vendim edhe për çerdhet publike dhe ato private.

Në vendim thuhet se ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“17. Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në vendim.