Këto janë lagjet e Prishtinës që do mbesin nesër 8 orë pa ujë

Gjatë ditës së nesërme, 19 dhjetor  2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kjo për shkak të punimeve teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

“Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta   për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës.
Poashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.