Këto janë këngët e Shqipërisë që ndër vite nuk arritën të preknin finalen e “Eurovisionit”

Mbrëmë u mbajt gjysëmfinalja e parë e “Eurovision Song Contest 2022”.

Shqipëria nuk arriti të kualifikohet për finalen e së shtunës.

“Sekret” nga Ronela Hajati shuan shpresat për të prekur finalen e madhe të “Eurovision 2022”.

E përveç “Sekret”-it të Ronelës, Shqipëria edhe vite më parë nuk kishte prekur finalen e Festivalit Europian të Këngës.

Viti i fundit ku Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finale është viti 2017, ku përfaqësuese ishte Linda Halimi me këngën “World”.

Në anën tjetër “Suus” nga Rona Nishliu në vitin 2012 mbetet kënga më e suksesshme ndër vite me pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Eurovision Song Contest”, ku zuri vendin e pestë.

Më poshtë mund t’i dëgjoni këngët që nuk u kualifikuan ndër vite:

Luiz Ejlli “Zjarr e ftohtë”-2006.

Frederik Ndoci “Hear My Plea”-2007

Aurela Gaçe “Feel the Passion”-2011

Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko “Identitet”-2013

Hersi Matmuja “”One Night’s Anger”-2014

Eneida Tarifi “Fairytale”-2016

Linda Halimi “World”-2017